Ka disa vite që është bërë trend hapja e një llogarie në Instagram për fëmijët e pasur në vende të ndryshme.

Para pak kohësh ky trend ka ardhur dhe në Shqipëri, ku është hapur një faqe në Instagram me emrin “Rich Kids Of Tirana” (Fëmijët e Pasur të Tiranës). Deri më tani kjo faqe ka shkuar mbi 15 mijë ndjekës dhe duket se po rritet çdo ditë. Aty postohen foto të fëmijëve të pasur të Shqipërisë, të cilët dalin me makina luksoze, para, pije të shtrenjta dhe nëpër udhëtime nëpër vende ku jo çdokush mund të shkojë.

Advertisement

Pavarësisht se mediat shqiptare nuk i kanë kushtuar vemendje, kjo llogari në Instagram ka marrë vemendje nga mediat e huaja. Është pikërisht presitgjozja “Daily Mail” që i ka kushtuar një artikull faqes së femijëve të pasur të Shqipërisë. Në titull të artikullit shkruhet: Makinat e shtrenjta, pushimet e pafundme dhe disa selfie “të turpshme”. Disa dekada pas rënies së regjimit komunist më të ashpër të Evropës, The Rich Kids të Tiranës valëvisin pasurinë e tyre online.

Në vazhdim shkruhet: Ndërsa moti i ftohtë po na mbërthen, ky nuk duket se është rasti për këta adoleshentë. Rich Kids Of Tirana (Fëmijët e Pasur të Tiranës) është profili më i ri në Instagram me më shumë se 15 mijë ndjekës. Në këto foto shihen të rinjtë të cilët shfaqen me makina luksoze, tufat me para e çantat me euro. Ndërsa shumë fëmijë të tjerë të pasur pozojnë me rroba firmato duke reklamuar stilin e tyre. Ajo që bie më shumë në sy është që ata nuk ngurojnë të shfaqin edhe flamurin shqiptar dhe të reklamojnë vendin e tyre bashkë me çantat me euro.

Artikulli i plotë i Daly Mail: http://www.dailymail.co.uk/femail/article-5009003/The-Rich-Kids-Tirana-flaunt-fortune-online.html