Ylli nga Kosova me famë botërore, Dua Lipa është përzgjedhur nga revista e njohur “Vogue” në mesin e 17 vajzave që “pushtuan” vitin 2017.

Me hitin “New Rules” Dua siguroi suksesin që e meritonte. Hiti i saj arriti më shumë se 800 milionë shikime në YouTube dhe i ndihmoi që të bëhej artistja e parë femër që siguron pozitën e parë në top-listën britanike që prej hitit “Hello” të Adele në vitin 2015, transmeton, Koha.net. Dua Lipa është bërë zë i një gjenerate.

Advertisement

“Dua patjetër që është pop-princesha që Britania ishte duke e kërkuar për një kohë të gjatë”,- ka shkruar revista “Vogue” për Dua Lipën.

Dua Lipa me një postim në rrjetet sociale është ndier e nderuar që gjendet në mesin e grave të talentuara.

“Shumë e nderuar që jam në mesin e grave të talentuara dhe të pabesueshme”,- ka shkruar Dua për këtë artikull të “Vogue”.