Tashmë të gjithë e dimë që Era Istrefi po korr mjaft sukses në arenën ndërkombëtare me muzikën e saj.

Këtë herë ka qenë revista prestigjoze amerikane Popdust ka bërë një intervistë me Era Istrefin. Gjatë shkrimit shohim se ata e cilësojnë Erën si një yll që po shkëlqen në Amerikë dhe jo vetëm kaq.

Advertisement

Fillimisht PopDust ka shkruajtur “Nga një qytet i vogël i Kosovës, Era Istrefi ka ëndërruar që ta shpërndaj muzikën e saj nëpër botë”. Më tej ka vazhduar shkrimin me citime të vetë këngëtares ku Era ka treguar se kur u fut në tregun Amerikan ka thënë se Beson në mrekulli. Sipas kësaj reviste Era është këngëtarja e parë shqiptare që korri sukses në tregun ndërkombëtar.

Fakti që nuk di shumë për industrinë e muzikës këtu është e frikshme, por, nga ana tjetër, është shumë e mahnitshme, sepse po shtrihem në dimensione të reja. Unë jam duke u bërë më shumë një pro çdo ditë – dhe kjo është me të vërtetë emocionuese!”, ka thënë Era. Këngëtarja shqiptare në tekstet e saj më shumë frymëzohet nga jeta dhe përvojat e saj. “Unë flas me emocione dhe ndjenja, unë fus energji në këngët e mija” ka thënë ajo.

Era për “Popdust” tha se kur kompozitorët , producentët dhe ajo janë në një dhomë dhe e duan dhe e përfundojnë këngën është një nga momentet e saj të preferuara. “Kënga rrjedh lehtë, kur të gjithë janë në harmoni, në të njëjtën faqe dhe është shumë pasionante”.