Revista Australiane i bën Photoshop Dukeshës Kate Middleton

Kate Middleton është një prej femrave më të bukura në planet, por me sa duket jo aq sa duhet sipas një reviste Australiane që ka vendosur ta photoshop-ojë para se ta nxjerrë në kopertinë.

Gjatë një vizite në qëndrën Kensington Leisure në Londër, Dukesha shtatëzënë shkëlqente e veshur me një pallto ngjyrë bojëqielli teksa në duar mbante një buqetë me lule. Por në fotografinë që Woman’s Day ka përdorur për kopertinën, ajo duket komplet ndryshe.
Në ndryshimet që janë bërë duket se syve i është shtuar shkëlqimi, ndërsa pavarësisht se Dukesha ka patur një look natyral, ata kanë vendosur edhe ti lyejnë buzët. Gjithashtu vathëve i është dhënë më shumë shkëlqim.
Por kjo nuk është hera e parë që princesha bëhet pre e ndryshimeve me photoshop. Mjafton të rikujtojmë kur Marie Claire South Africa shkoi aq larg sa vendosi vetëm kokën dhe duart e Kate në trupin e një modeleje në mënyrë që të dukej sikur ajo kishte pozuar për revistën.
Sigurisht, ajo nuk kishte pozuar për revistën, por Marie Claire sqaroi rreth kopertinës misterioze dhe qëllimit që ajo kishte duke e quajtur “një tribut” për Kate-n. “Na pëlqeu shumë dasma e saj dhe jeta e një princeshe të ditëve të sotme, prandaj vendosëm që Kate të ishte në kopertinën e revistës për muajin Gusht”, ka thënë kryeredaktori i revistës për The Telegraph.
“Në fakt kopertina është një ilustrim shumë pranë reales, që duhej të konceptohej si tribut i fansave për ikonën mbretërore”, ka shtuar Aspasia Karras.

Advertisement