Reperit të njohur i vjedhin bizhuteri me vlerë marramendëse në dhomën e hotelit

Yllit të “Despacito”, Daddy Yankee, i janë grabitur zinxhirë floriri, diamantë dhe bizhuteri të tjera gjatë qëndrimit të tij në një hotel në Valencia të Spanjës.

Grabitësi ka përfituar nga momenti kur këngëtari ka qenë jashtë hotelit dhe ka arritur të futet në dhomën e kompleksit në Valencia e jo vetëm kaq, madje ai ka bindur punonjësit e sigurisë të hapin dhe kasafortën.

Advertisement

Hajduti ka marrë bizhuteritë, të cilat kishin një vlerë rreth 2 milionë dollarë dhe 2.500 dollarë shkruan The Sun. Raportohet gjithashtu se hajduti ka përdorur dorashka dhe do të jetë e vështirë për të zbuluar identitetin e tij, pasi ishte transformuar si reperi.

Daddy Yankee ndodhet në Europë për turin e tij “Dura”. Kujtojmë që para pak javësh ishte dhe në Tiranë, ku dha një koncert madhëshor në sheshin Skënderbej.