Beatrix Ramosaj e di shumë mirë kush flet pas shpinës së saj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj duket e inatosur dhe ironike njëkohësisht në postimet e saj e të fundit.

Dikush ka folur keq pas shpinës së saj, dikush që për më tepër e konsideron të afërt dhe këtë Trixa e ka bërë publike në Instagram Stories ku shkruan:

Advertisement

“Është qesharake se si sillesh mirë para fytyrës time, është gallatë se si flet pas shpinës time, dhe është jashtëzakonisht komike që mendon se nuk e kam vënë re.

Unë mund të mos them asgjë, por i shikoj të gjitha. Vetëm sepse hiqem sikur nuk ka asgjë nuk do të thotë se jam budallaqe. Me mua nuk luan njeri, unë luaj. Unë mbyll gojën dhe mbaj veshët hapur”, shkruhet ndër të tjera në postimet e saj.

Kujtojmë se së fundmi këngëtarja dhe vëllai i saj, Alban Ramosaj, kanë publikuar duetin “Get High”.