Amber Rose  është dalluar gjithmonë për format fizike e linjat e kolme.

Megjithatë ka diçka që e shqetëson modelen në trupin e saj. Janë pikërisht përmasat e gjoksit, të cilat ashtu siç është shprehur Amber e rëndojnë së tepërmi dhe nuk e lejojnë të veshë bluzat që ajo do pa vendosur reçipeta gjysheje.

Advertisement

Për të gjitha këto arsye Amber ka vendosur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për zvogëlimin e gjoksit. Këtë fakt këtë e ka bërë të ditur vetë modelja në rrjetin social Instagram: “Jam shumë e frikësuar dhe e emocionuar në të njëjtën kohë”, shkruan ajo.

Duket se gjoksi i saj i madh ka qenë shqetësim për modelen prej kohësh, pasi në korrik të 2017 ajo ka deklaruar se do i nënshtrohej ndërhyrjes, por vetëm në ditët e para të këtij viti e ka marrë seriozisht.