Mbrëmjen e kaluar Kastro Zizo u bë pjesë e lajmeve nëpër portale për përjashtimin e tij nga Festivali i Fundvitit në RTSH.

Edhe pse vetë Kastro sqaroi për intv.al se largimi i tij nuk ishte politik dhe se kjo çështje nuk duhej të përdorej politikisht, Sali Berisha deklaroi se kënga i ishte çensuruar këngëtarit pasi ai ishte kundër kryeministrit Edi Rama.

Advertisement

Pas kësaj nuk ka vonuar edhe reagimi i zëdhënëses së festivalit në RTSH, Kozeta Kurtit e cila ndër të tjera sqaroi se kënga e Kastros nuk e kaloi as fazën e parë kualifikuese.

Statusi i Kozetës:

“Mos i përdorni artistët politikisht!

Gjatë ditës së sotme, mediat janë fokusuar në një status të Z. Sali Berisha, sipas të cilit Kastro Zizo është përjashtuar nga edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës për shkak të tekstit politik.

Kënga e Kastros nuk është përjashtuar nga Festivali. Ajo nuk ka kaluar këtë fazë të garës, njësoj si edhe afro 40 këngë të tjera, për të cilat do ishte absurde, demotivuese, detajimi i arsyeve të skualifikimit.

Komisioni i përbërë nga:
Luan Zhegu
Makelian Kapedani
Ben Andoni
Edmon Rrapi
Sokol Marsi

kanë votuar secili në mënyrë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi personale për integritetin e tyre profesional.

Çdokush është i lirë të mbrojë krijimtarinë e tij artistike, por askush nuk ka të drejtë të ndosë artin me politikën. Kësaj të fundit i del teatri në të cilin interpreton çdo ditë.”