Hulumtimet e reja sugjerojnë se njerëzit, dietat e të cilëve kanë bazë bimore – duke përfshirë zarzavate me gjethe, fruta, fasule, drithëra kanë më pak gjasa të zhvillojnë probleme të zemrës, siç është sulmi në zemër (ataku kardiak).

Dështimi i zemrës është një gjendje në të cilën zemra bëhet e paaftë për të pompuar efektivisht gjakun rreth trupit. Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), rreth 5.7 milionë të rritur në Shtetet e Bashkuara kanë sulme kardiake.

Advertisement

Ky kusht normalisht nuk është i shërueshëm dhe kërkon trajtim të përshtatshëm për menaxhim afatgjatë. Kjo është arsyeja pse parandalimi është i preferuar, kështu që hulumtuesit po punojnë vazhdimisht për të identifikuar rreziqet e mundshme dhe mënyrat e shmangies së tyre.

Hulumtimet e reja nga Shkolla Mjekësore Icahn në Spitalin Mount Sinai në New York City, kanë zbuluar tani se individët që ndjekin një dietë, kryesisht me bazë bimore, kanë më pak mundësi të zhvillimit të sulmeve kardiake.