Pas publikimit të skandaleve seksuale të njëpasnjëshme në Hollywood, mësuam edhe rrëfimin e aktores shqiptare, Eliza Dushkut.

Nëpërmjet një statusi të gjatë të bërë në Facebook, ajo tregoi eksperiencën e saj të hidhur në moshën 12 vjeçare me ish koordinatorin e dublantëve, Joel Kramer. Përveç mbështetjes që mori nga miq dhe kolegë, ka reaguar edhe aktori i njohur Arnold Schwarzenegger i cili tha: “E sigurt që diçka do të bënim (po ta dinim). Jam i shokuar dhe i trishtuar për Elizën, por edhe krenar. Përveçse është një grua e talentuar, e mrekullueshme, është kaq kurajoze.”

Advertisement