Reagimet e ndjekësve për ndarjen Nora-Robert: “Duhet luftuar për tu mbajtur martesa!”

Sigurisht erdhi shumë i bujshëm mbrëmjen e djeshme lajmi se Nora Istrefi dhe Robert Berisha i dhanë fund martesës së tyre pas 13 vitesh bashkë dhe një vogëlusheje që erdhi në jetë prej dashurisë së tyre.

Ndonëse shpesh ishte folur në media se mes çiftit kishte probleme, u desh rrëfimi i gjatë dhe i sinqertë i Robert Berishës për t’i dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve tona.

Advertisement

Nëse e keni humbur postimin e tij, e gjeni si më poshtë:

Siç e prisnim, qindra komentues kanë vërshuar të shkruajnë mendimet e tyre në postimin e Robertit. Ndonëse një pjesë e mirë prej tyre i urojnë lumturi të dy këngëtarëve, janë të shumtë edhe ata që janë shprehur kundër këtij vendimi duke i vënë theksin kryesor idesë se për një martesë duhet luftuar në mënyrë që të mbahet dhe jo të dorëzohesh.

Disa prej komenteve ishin këto:

Edhe pse është e vërtetë që ka një ndryshim nga ideja tradicionale jo vetëm tek shqiptarët por kudo në botë se divorci nuk është zgjidhje e vështirë por zgjidhja më e mirë kur dy persona nuk duhen më me njëri tjetrin, është gjithsesi i vërtetë fakti se për individë të lumtur në një shoqëri të lirë, gjithësecili duhet të bëjë zgjedhjen që i përshtatet më shumë, qoftë edhe divorci. Fëmijët gjithsesi kanë nënë dhe baba dhe divorci nuk është më një tabu e cila pritet keq edhe nga fëmijët, përkundrazi me kalimin e kohës edhe ata bëhen koshient për faktorët pozitivë dhe negative që ka një divorc i prindërve të tyre.

/News31.al/