Kim Kardashian ka një fëmijë të preferuar, rrjeti “e masakron” sërish

Kim Kardashian është nënë e katër fëmijëve, dhe duket se i preferuari i saj është vogëlushi 3-muajsh Psalm.

Kim publikoi një fotografi të saj me vogëlushin në Instagram, ku e quante Psalm-in, bebushin “më të mirë dhe më të ëmbël që ka pasur ndonjëherë”.

“Burri im i vockël është më i ëmbli! Sinqerisht, ai është vogëlushi më i mirë. Fle gjatë natës dhe deri tani është shumë i qetë. Si ka mundësi që jam kaq me fat?” shkroi ylli i “Keeping up with the Kardashian”, e cila e kaloi fundjavën pranë familjes.

Sigurisht që dhe ky veprim i Kimit, u gjykua nga ndjekësit, të cilët i thanë se një nënë e mirë nuk i ndan fëmijët dhe i do e i trajton të gjithë njësoj, pavarsisht nëse janë të qetë apo të zhurmshëm.

“Je shumë egoiste, e do sepse nuk të prish gjumin e bukurisë, por nuk duhet të jetë kështu me fëmitë e tu”, shkruanin ndjekësit.

Kujtojmë se Psalm erdhi në jetë nga një nënë surrogate.

/Opinion.al/