Pista e terrorizmit islamik është më e mundshmja pas një sulmi që shkaktoi katër të vdekur dhe 40 të plagosur para Parlamentit britanik në Londër, ndodhur një vit pas atentateve të përgjakshme në Bruksel.
Më poshtë vijojnë reagimet e liderëve botërorë për atentatin e kryer dje pranë Parlamentit të Westminster në Londër:
SHBA – DONALD TRUMP zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministren britanike, Theresa May, theksoi zëdhënësi i presidentit amerikan, Sean Spicer.
“Ne dënojmë sulmin në Westminster, që Britania e Madhe e konsideron si një akt terrorist dhe përshëndesim reagimin e shpejtë të policisë britanike”, shtoi ai duke theksuar se Londra kishte mbështetjen e plotë të Uashingtonit.
Sekretari amerikan i Shtetit, REX TILLERSON shprehu ngushëllimet në emër të SHBA-së për familjet e viktimave.
“Ne dënojmë këto akte të tmerrshme dhune që kryhen nga individë të rrezikshëm apo terroristë, kjo nuk bën asnjë diferencë për viktimat”, theksoi ai.
FRANCË – FRANCOIS HOLLANDE: “Shprehim në emër të Francës të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin britanik dhe kryeministren Theresa May, e cila ndodhej në Dhomën e Komuneve kur ndodhi sulmi.
“Terrorizmi na përket ne. Franca, që është goditur shumë këto kohët e fundit, e di mirë se populli britanik vuan sot”, shtoi presidenti francez.
“Duhet të organizohemi në nivel evropian për të përballur kërcënimin terrorist”, theksoi ai.
Kulla Eifel fiku dritat në mesnatë në kujtim të viktimave të Londrës.
GJERMANI – ANGELA MERKEL shprehu dje mbështetjen për miqtë britanikë dhe të gjithë banorët e Londrës.
Edhe pse prapaskenat e këtyre akteve nuk janë zbuluar ende, rikonfirmoj që Gjermania dhe qytetarët e saj janë të vendosur për të mbështetur britanikët në luftën kundër çdo lloj forme të terrorizmit”, deklaroi kancelarja gjermane në një komunikatë.
RUSI – Ministria ruse e Punëve të Jashtme, nëpërmjet zëdhënëses së saj, Maria Zakharova, theksoi në stacionin televiziv “Rossiya 24”: “Shprehim ngushëllimet dhe dhimbjen tonë për ata që kanë humbur jetën. Ne nuk mbështesim dhe nuk do ta mbështesim kurrë terrorizmin. Ne e konsiderojmë këtë si një të keqe për të cilën është e nevojshme t’i rezistojmë së bashku. Dhe në këtë moment, si gjithmonë, zemrat tona janë me britanikët”.
KANADA – Kryeministri JUSTIN TRUDEAU e dënoi ashpër atenatin në Londër.
“Një sulm kundër selisë së demokracisë është një akt i dënueshëm dhe e dënojmë shumë ashpër”, theksoi ai.
“Ne lutemi për të gjithë kolegët tanë dhe iu dërgojmë një mesazh të thjeshtë, solidarizohemi me ju”, shtoi ai.
SPANJË – MARIANO RAJOY nëTwitter: “Spanja është përkrah popullit britanik. E dënoj sulmin pranë Westminster, në Londër. Solidaritet me viktimat”, theksoi kryeministri spanjoll.
HOLANDË – MARK RUTTE u shpreh i tronditur nga lajmet e rënda të ardhura nga Londra. “Mendimet tona shkojnë drejt këtij qyteti. Po e ndjekim me kujdes situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet britanike”, shtoi kryeministri holandez.
BE – Presidenti i Komisionit Evropian, JEAN-CLAUDE JUNCKER: “jam tronditur sot dhe fakti që në të njëjtën ditë të përvjetorit të parë të atentateve në Bruksel diçka e ngjashme ndodhi në Londër dhe kundër Londrës, më vendos vërtet në situatën e dikujt që nuk ka fjalë të mjaftueshme (…) për të shprehur atë që ndjen thellësisht”, theksoi ai.
“Britania e Madhe do të mbetet gjithmonë një partner dhe një mik me të cilin do të vazhdojmë të punojmë në luftën kundër terrorizmit”, shtoi ai.
Presidenti i Këshillit Evropian DONALD TUSK: “Mendimet e mia shkojnë për viktimat e sulmit të Westminster. Evropa do të qendrojë përkrah Britanisë së Madhe kundër terrorizmit dhe është e gatshme ta ndihmojë”.
BELGJIKË – Kryeministri belg, CHARLES MICHEL, në një vjetorin e atentateve në Bruksel, shkruan në rrjetin social Twitter: “Ngushillet tona shkojnë për ata që janë në zi dhe të gjithë ata që janë prekur në Londër. Belgjika qëndron në krah të Britanisë së Madhe në luftën kundër terrorizmit”.
ITALI – Kryeministri italian PAOLO GENTILONI: “Italia është pranë popullit dhe qeverisë britanike përballë sulmi që goditi zemrën e Londrës dhe institucionet e saj demoklratike. Shpreh ngushëllimet e qeverisë italiane dhe të miat për familjet e viktimave”.
AUSTRI – Presidenti austriak ALEXANDER VAN DER BELLEN: “Dënoj ashpër sulmin pranë Parlamentit britanik. Dhimbja ime shkon për viktimat dhe familjet e tyre”.
Kancelari CHRISTIAN KERN: “Mendimet e mia shkojnë për familjet e viktimave”.
PORTUGALI – “Ky sulm tregon mirë prioritetet tek të cilat Evropa duhet të përqendrohet”, deklaroi kryeministri portugez ANTONIO COSTA.
GREQI – “Shprehim solidaritetin tonë me popullin britanik për sulmin që ndodhi dje”, theksoi në një mesazh në Twitter ALEKSIS CIPRAS.
TURQI – Presidenti turk, RECEP TAYYIP ERDOGAN i dërgoi May një mesazh ngushëllimi: “Turqia ndjen dhe ndan dhimbjen e Britanisë së Madhe. Turqia është solidae me miken dhe aleaten, Britaninë e Madhe në luftën kundër terrorizmit, që është një prej kërcënimeve më të mëdha kundër paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.
FINLANDË – Kryeministrja finlandeze JUHA SIPILA, në Twitter: “Dënoj ashpër sulmin e tmerrshëm në Parlamentin e Londërs. Mendimet tona shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre”.
DANIMARKË – Kryeministri danez, LARS LOKKE RASMUSSEN në Twitter: “I tmerruar nga imazhet në Londër. Mendimet e mia shkojnë për miqtë tanë britanikë”.
NORVEGJI – Kryeministrja norvegjeze ERNA SOLBERG, në Twitter : “E tmerruar të shikojn një sulm në zemër të demokracisë britanike. Terrible de voir une attaque au coeur de la démocratie britannique. Mendimet e mia shkojnë për viktimat”.
POLONI – Presidenti polak, ANDRZEJ DUDA në Twitter “Shpreh ngushëllimet e siqerta për familjet e viktimave”.
RUMANI – Ministria e Punëve të Jashtme shpreh keqardhjen e thellë dhe ngushëllime pas sulmit si dhe të gjithë solidaritetin me popullin britanik.
AUSTRALI- Kryeministri, MACOLM TURNBULL dënoi këtë sulm kundër parlamenteve, lirisë dhe demokracisë.
“Nuk do t’i lejojmë terroristët të na mundin. Ne do t’i mundim dhe do t’i shkatërrojmë në fushat e betejës (…) Nuk do të ndryshojmë kurrë mënyrën tonë të jetesës. Nuk do t’i lejojmë të na ndajnë”, theksoi ai.
KATAR – Ministria e Punëve të Jashtme nënvizoi në një komunikatë refuzimin nga Katari të çdo lloj dhune (…) si dhe çdo akt kriminal që bie ndesh me parimet humanitare dhe të drejtën ndërkombëtare.