Rama: Përpunimi i kromit në Burrel, 600 vende pune

Punësimi për qytetin verior të Burrelit tashmë është realitet, falë një investimi prej 15 mln USD dhe me rrogë mesatare 600 USD në muaj.

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale bën të ditur se ka nisur punën në uzinën e ferro-kromit në rrethin e Matit, qytetin e Burrelit e lënë në harresë prej disa vitësh. “Kënaqesi e madhe për fillimin e përpunimit të kromit në Burrel. 15 mln USD investim. Potencial punësimi 600 vende të reja. Rrogat 600 USD ‪#‎Rilindje”, shkruan Kryeministri Edi Rama teksa po inspekton punimet infrastrukturore në Bulqizë dhe Burrel. Uzina e ferro-kromit në Burrel, tashmë është një potencial ekonomik për banorët e kësaj zone falë mbështetjes së qeverisë.

Advertisement