Dashi: Dy lajme: një i mirë një i keq. Lajmi i mirë ka të bëjë me Saturnin që prej ditës së sotme e deri në dhjetor 2017  do të jetë në harmoni me shenjën tuaj. Projektet që ju vënë në presion, të konsideruara të pamundura deri para pak muajsh më në fund do të realizohen lehtësisht. Lajmi i keq ka të bëjë me Hënën, e cila do të jetë negative deri në mesnatë. Mos u mërzisni nëse sot nuk shkon gjithçka siç kishit shpresuar.

Demi: Keni kreativitet, keni hijeshi. Këto janë dy karta të rëndësishme të cilat duhen luajtur me kujdes, pasi mund të përmbysin shumë situata. Binduni se ka gjithmonë një alternativë, një plan B suplementar të asaj kryesores! Keni një jetë të kënaqshme në dashuri. Ndiheni të qetë dhe të kënaqur: gjithçka shkon në mënyrë të përkryer me dashurinë tuaj, dialogu është i freskët dhe i gjallë .

Binjakët: Duke filluar që sot, Saturni do t’ju shohë vëngër, mbi të gjitha nëse keni lindur në fund të Majit, ndërkohë që Hëna do të kalojë në shënjën e Bricjapit. Organizoheni në mënyrë sa më të mirë jetën e përditshme, pak rregull do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Gjeni disa momente për të pushuar, për t’u relaksuar por mbi të gjitha për argëtimin. Keni nevojë të ç’tendoseni aq sa keni nevojë për oksigjenin që thithni.

Gaforrja: Rezonanca që ka Bricjapi do të komplikojnë jetën tuaj private dhe profesionale: edhe paratë do të jenë motiv preokupimi. Duhet të sforcoheni dhe të ndërgjegjësoheni se disa situata do të ndryshojnë, duke prekur edhe mënyrën me të cilën përballoni situatat.  Të qenurit të drejtpërdrejtë jo gjithnjë do t’ju japë rezultate, ndonjëherë ëmbëlsia është arma më e mirë. Kini durim deri nesër.

Luani: Hëna në zonën e gjashtë do t’ju bëjë zevzekë, preciz dhe shumë të vëmendshëm ndryshe nga ç’jeni zakonisht. Do të arrini të kapni në ajër dhe detajet në dukje më pak të rëndësishëm. Do të përballeni dhe do të zgjidhni në mënyrë efikase disa probleme! Me Saturnin në shenjën tuaj deri në fund të Dhjetorit 2017, vendosni në kantiere projekte ambicioze, në sferën private ose profesionale: do të marrin suksesin që meritojnë.

Virgjëresha: Sot gjithçka do të shkojë siç e prisnit. Të fortë si shkëmb, të vendosur si një mal do të dini t’i jepni siguri edhe të tjerëve dhe të bëheni një pikë referimi e rëndësishme për ata që ju rrethojnë. Me ardhjen e Saturnit në Shigjetar në javët në vijim nuk do të jetë më e mundur që t’a mbani kokën nën rënë si struci. Do të shtyni për nesër një situatë të rëndë  familjare.

Peshorja: Ditë konfuze e karakterizuar nga raste të mira, të vogla e të mëdha: jeni të mbytur nga impenjime që ju vijnë nga të gjitha anët, duke ju lënë vetëm kohë për të marrë frymë. Edhe në fushën sentimentale mund të prezantohet një krizë e vogël dhe e shkurtër. Do të lidhet më shumë me çështje që kanë të bëjnë me partnerin tuaj. Ai ndihet i lënë pas dore. Shumë të impenjuar në shumë drejtime. Qetësohuni!

Akrepi: Saturni i ka valixhet gati, po e braktis shenjën tuaj. Imponojuni vetes që të mos flini. Kujtoni shprehjen: kush fle vështirë të kapë peshq! Do të nisni një fazë të jetës suaj ku mund të bëni një ndryshim radikal, duke arritur një pjesë të mirë të objektivave që kishit paramenduar dhe që rrethanat nuk ju kanë lejuar t’i arrinit. Dashuria shumë mirë.

Shigjetari: Mund të programoni diçka të jashtëzakonshme, sepse shumë gjëra do të shkojnë siç i keni dëshiruar, falë dhe ndërhyrjes nga ana e miqve. Do të arrini t’a surprizoni personin e zemrës me iniciativa të papritura dhe kjo do të krijojë një situatë të këndshme në marëdhënien në çift. Saturni mbërriti tek shenja juaj: të reja dhe ndryshime të rëndësishme janë pas portës.

Bricjapi: Panorama yjore është e shkëlqyer, falë favoreve që yjet ju dhurojnë. Mund të përfundoni gjëra të mëdha. Mos ndaloni së reflektuari mbi rastet e humbura: do të merrnit vetëm përkeqësime emotive të kota, duke paralizuar kështu ato të së ardhmes. Shihni përpara. Do të ndjeni dëshirën për t’u kënaqur dhe për t’u nisur për një udhëtim të bukur.

Ujori: Hëna në fushën e dymbëdhjetë do të sjellë ankth dhe preokupim, por pjesa tjetër e panoramës yjore tregon se ka ardhur momenti që të përdorni shkathtësinë tuaj për të planifikuar një projekt që e keni shumë për zemër. Saturni më në fund ju është bërë mik. Mos kërkoni alibi: mund t’ja dilni, por vetëm nëse impenjoheni deri në fund. Buzëqeshni dhe rrini larg komplikimeve të zemrës.

Peshqit: Falë Hënës dhe Mërkurit harmonik intuita nuk do t’ju mungojë, por këmbëngulja në të ndjekurit e projekteve do të jetë e dobët. Përpiquni të mos humbisni kohë  në debate të kota. Disa nga ju jetojnë një jetë dashurore të plotë dhe përmbushëse. Ju mund të mbështeteni në një ditë intensive, të gjallë dhe shumë të këndshme: të shumta do të jenë edhe emocionet në sferën private.