Kryeministri Edi Rama ka kërkuar votën e qytetarëve për kandidatët për kryetar bashkie në qarkun e Korçës.
Në takimet me banorët e qytetit juglindor, Rama u bëri thirrje qytetarëve të mos votojnë kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Nga Devolli, Rama tha se Berisha dhe Meta kërkojnë të marrin peng bashkitë për të sulmuar qeverinë.
Kryesocialisti zhvilloi takime dhe me qytetarët e Kolonjës dhe Maliqit, ku tha se PS është e vetmja forcë politike që mund ta çojë Shqipërinë përpara.