Mëngjesi i të hënës ka sjellë një dhuratë shumë të madhe e të bukur për Rachel McAdams dhe të dashurin e saj Jamie Linden.

Çifti ka mirëpritur djalin e tyre të parë. Revista People ishte burimi i parë i lajmit të ardhjes në jetë të fëmijës së yllit të “The Notebook”. Rachel e mbajti shtatzëninë të fashehur dhe ia doli me sukses. Megjithatë, gjithçka u kuptua kur Rachel nuk shkoi në premierën e komedisë së saj “Game Night”.

Advertisement

Çifti i ri nuk ka dalë akoma në publik së bashku, por janë fotografuar gati një vit më parë në një dasëm.