“Stronger” e vjedhur?!

Vincent Peters  aka “Vince P.” e ka akuzuar artistin se i ka kopjuar pjesë nga kompozimi i tij, po ashtu të titulluar STRONGER, që e kish shkruar në 2006-ën. Peter ka rrëfyer se i kishte dhënë një kopje të këngës së tij menaxherit John Monopoly, gjatë një takimi në Nëntor 2006. Peters u habit ku filloi të dëgjonte në radio këngën e tij disa muaj më vonë. Tashmë Peters e ka paraqitur çështjen në gjykantën e Illinois të premten (25 qershor) dhe po kërkon dëmshpërblim dhe një gjykim nga një juri. Kujtojmë se kënga STRONGER është një nga hitet më të shitura të Kanye. Shiti mbi 3 milion kopje dhe sipas raporteve të iTunes u rendit si kënga e 16-të më e shkarkuar në të gjithë kohërat.

Advertisement