Më të fuqishmit e botës!

    Ky është një klasifikim i përpiluar çdo vit nga prestigjozja FORBES. Në krye të listës gjendet për të katërtën herë mbretëresha e televizionit amerikan Oprah Winfrey, e cila vitin e kaluar u mund nga Angelina Jolie. Winfrey që do të hapë një rrjet të sajin televiziv në vitin 2011, thuhet se ka fituar këtë vit 315 milion $. Në këtë klasifikim ka hyrë edhe Lady Gaga. Ylli italoamerikan i muzikës, vetëm 24 vjeç është renditur e katërta me fitime 62 milion $. Një vend nderi edhe për këngëtaren/ aktoren Beyonce Knowles që ka fituar 87 milion $ jo vetëm nga muzika por edhe nga linja e veshjeve dhe parfumet.

    Fuqinë femërore e ka thyer James Cameron, autori i kolosit kinematografik 3D, AVATAR. Regjizori kanadez (i vetmi joamerikan në listë) së bashku me U2 renditen në një vend më të ulët, por të rikthyer për herë të parë pas vitit 1999. Pamvarësisht 210 milion $ të fituar, Cameron është cilësuar nga FORBES si më pak i fuqishëm se Beyonce Knowles. Në top 10 të klasifikimit gjenden edhe Tiger Woods, Britney Spears, Sandra Bullock, Johnny Depp dhe Madonna. 5.

    Advertisement

    Pamvarësisht krizës ekonomike FORBES mendon se personazhet e famshëm të gjithë së bashku kanë fituar më tëpër se personazhet e të njëjtit klasifikim të një viti më parë: 4,7 miliard $ përkundër 4,1 miliard $. Klasifikimi i personazheve më të fuqishëm të botës është përpiluar duke u bazuar tek fitimet nga bota e showbiz.

    Ja dhe top 10 e plotë e klasifikimit të personazheve më të fuqishëm:

    1. Oprah Winfrey 315 milion

    2. Beyonce Knowles 87 milion

    3. James Cameron 210 milion

    4. Lady Gaga 62 milion

    5. Tiger Woods 105 milion

    6. Briteny Spears 64 milion

    7. U2 130 milion

    8. Sandra Bullock 56 milion

    9. Johnny Depp 75 milion

    10. Madonna 58 milion