Puna e gjyshes së Eugent Bushpepës thotë shumë mbi talentin e tij

Këngëtari shqiptar Eugent Bushpepa ka qenë i ftuari i parë në emisionin e mëngjesit, “Wake Up”, ku ka zgjedhur të tregojë një detaj shumë interesant për familjen e tij.

Nëse keni vrarë mendjen nga e ka të trashëguar talentin, Eugenti ka zbuluar gjithçka sot. Këngëtari rrëfeu se gjyshja nga ana e babait të tij kishte punuar vajtuese (një grua që thirret miqësisht apo kundrejt pagesës gjatë ceremonive mortore për të qarë të ndjerin).

Advertisement

“Gjyshja ime ka punuar si vajtuese. Thirrej nga njerëzit, sidomos nga njerëzit e babit nëpër ceremoni mortore. Babi më thotë gjithmonë se asaj i ngjaj”,- tregoi Eugenti.

Ndërsa kur vjen puna te projektet muzikore, këngëtari zbuloi se në dhjetor do publikojë një këngë të re, pasi jeta e natës kohët e fundit i merr shumë kohë dhe e ka larguar nga studio.