Kohët e fundit reperi i njohur Nelly është vendosur në qendër të akuzave të ngacmimit seksual.

Pak ditë më parë ai u arrestua nga policia për shkak se një grua e akuzonte amerikanin se e kishte ngacmuar atë seksualisht në autobusin e turneut. Por, pak orë më vonë reperi u lirua, pasi sipas avokatit të 42-vjeçarit nuk janë gjë tjetër veçse akuza të pabaza të nxitura dashakeqësia.

Advertisement

Megjithatë duket se problemet nuk mbarojn me kaq për Nelly-n…

Në rrjetet sociale është publikuar një video ku reperi shfaqet në skenë bashkë me një vajzë të vogël, ku teksa i këndon, vihet re një sjellje “e frikshme” dhe e çuditshme e 42-vjeçarit.

Ai shfaqet duke e ledhatuar vajzën e vogël e duke i prekur flokët teksa këndon përpara mijëra personave.
Kjo nuk është hera e parë që Nelly bën diçka të tillë, sepse thuajse në çdo koncert ai zgjedh një vajzë nga publiku dhe i këndon asaj këngë romantike.

Mesa duket reperi e sheh si normale këtë sjellje. Po ju?