Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare Emina Cunmulaj po korr mjaft sukses në botën e modës jasht.

Por, mesa duket bukuroshja shqiptare nuk mjaftohet vetëm me modeling-un. 33 vjeçarja ka publikuar një foto në Instastory ku shfaqet e shoqëruar nga regjisori i famshëm polak i dy çmimeve Oscar, Janusz Kaminski. Në foto Cunmulaj shkruan “Duke punuar me komikun dhe fituesin e 2 çmimeve Oscar”.

Advertisement

Kaminski ka punuar me emra mjaft të njohur si Steven Spielberg dhe me projekte që kanë bërë bujë si “Schindler’s List”, “Saving Private Ryan”, “Indiana Jones”, “The Dictator” apo “Lincoln” etj.

Ende nuk dihet se çfarë pune i lidh bashkë modelen shqipare me regjisorin polak, por ne nuk do të habitemi dhe nëse e shohim Eminën në një film së shpejti. Në fund të fundit nuk i mungon asgjë për tu bërë edhe aktore.
Ne me zor po presim…