Një video mes futbollistit Cristiano Ronaldo dhe Kathryn Mayorga teksa pijnë dhe kërcejnë, po bën xhiron e rrjetit.
Pak ditë më parë Mayorga akuzoi yllin e Juventusit për përdhunim.
Lajmi i përdhunimit u publikua nga gazeta gjermane “Der spiegel”, e cila do të përballet në gjyq me yllin e Juventusit pasi ky i fundit e ka denoncuar. 34-vjeçarja Kathryn Mayorga ka deklaruar se pas një nate së bashku në një club në Las Vegas, Ronaldo e ka përdhunuar në një hotel në Las Vegas, në vitin 2009. Ajo u shpreh se në atë kohë futbollisti i ka dhënë 375 mijë euro për të heshtur, por që gruaja ka vendosur të flasë.
“Kur mbaroi nuk më lëshonte. Më shikonte, ndihej fajtor dhe më thërriste bebushe. Nuk e mbaj mend ekzaktësisht se çfarë më tha, por di që më kërkoi ndjesë dhe më pyeti nëse kisha dhimbje. Më pas u ul në gjunjë dhe më tha: 99% jam një djalë i mirë, pastaj për 1% tjetër nuk e di. Zakonisht jam i sjellshëm”, deklaroi ajo.
Përmes avokatit, Leslie Mark Stovall, Kathryn kërkon të zhvlerëzojë transaksionin financiar prej 375 mijë dollarësh që thuhet se shërbeu për t’i mbyllur gojën.
“Jam e fyer. E fyer nga përdhunimi. E fyer nga ai, por edhe nga vetja që pranova ta firmosja atë letër”, tha ajo për “Der Spiegel”.
Rolando akuzohet për përdhunim në kohën kur ai kaloi nga Manchester United tek Real Madrid, ngjarje që bëhet publike pikërisht në vitin që u bë edhe kalimi i tij i bujshëm, nga Real-i tek Juventusi.
Cristiano nga ana e tij ka mohuar gjithçka dhe madje e ka denoncuar për shpifje gazetën gjermane “Der Spiegel”, që publikoi rastin.
Sipas gazetës gjermane, Kathryn është e diplomuar për gazetari dhe ka qenë e martuar me një shqiptar, por që sot janë të divorcuar.