Publikohet BORN THIS WAY

Tuesday, December 16, 2025

Lady Gaga ka publikuar albumin e saj më të ri “Born this way”, për të përsëritur suksesin e paraardhësit të tij “Fame”. Fillimi është inkurajues: albumi ka kapërcyer çdo parashikim në internet, ku në sitin Amazon, u ofrua me super çmim, 99 cent. Me siguri, mundësia për të blerë albumin me çmimin e një kënge të vetme ishte e jashtëzakonshme dhe kështu adhuruesit bllokuan serverat e dyqanit të njohur online, me shitjet e pafund që u bënë. Por albumi arriti shifra të larta dhe aty ku shitej me çmim të plotë. Me pak fjalë, suksesi nga publiku duket se nuk është aspak në pikëpyetje. Më problematike është çështja e kritikës. Nuk dihet se si do t'a presë dhe komentojë publikimet më të fundit të yllit të muzikës pop. Sido që të jetë, këngëtarja italo-amerikane mund të ngushëllohet me koncertet pafund dhe shitjet që kapin shifra tejet të larta, arsye këto që e kanë çuar në statusin e një ndër femrave më me influencë në planet.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -