Tiranë | PS tërheq një ankesë në Kolegjin Zgjedhor

selia-roze3

Ai u shpreh se “padia që ka bërë PS-ja përmbledh dy pika kryesore; pavlefshmërinë e veprimeve të KQZ dhe pavlefshmërinë e vendimit për numërimin e fletëve në kutitë e gabuara”. Bushi u shpreh se palët po presin që Kolegji të zgjedhë trupin gjykues dhe relatorët si dhe të caktojë një datë për çështjen e përmbledhur të Partisë Socialiste. Kërkesa e PS-së nga e cila u hoq dorë i përkiste datës 18 maj dhe synonte rrëzimin e vendimit të KQZ-së për numërimin e fletëve të votimit. Por përfaqësues të KQZ-së thanë në Kolegjin Zgjedhor se në datën 18 maj nuk ka ekzistuar një vendim i plotë i KQZ-së për këtë çështje, por ka qenë i miratuar vetëm në parim. Për këtë qëllim PS-ja është tërhequr nga kjo ankesë dhe ka kërkuar që të shqyrtohet ankimimi i datës 23 maj, në të cilën kërkohet mos marrjen parasysh të rezultatit të KQZ-së të nxjerrë nga numërimi i votave të pavlefshme.

Advertisement