Pse ky filtër në Snapchat po shkatërron të rinjtë në të gjithë botën?

Një modë e re në mesin e të rinjve, po kthehet në një kërcënim serioz në të gjithë botën: quhet “Snapchat Dysmorphia”! Kirurgët amerikanë janë shumë të shqetësuar sepse çdo ditë gjithnjë e më shumë në klinikat e tyre vijnë vajza që duan të kenë të njëjtën pamje me atë të filtrave të Snapchat. Shumë kirurgë amerikanë kanë denoncuar këtë modë të re të momentit.

Por jo vetëm filtrat Snapchat, madje edhe ato të Instagramit dhe rrjeteve të ndryshme sociale po përdoren nga fëmijët dhe të rinjtë amerikanë. Me këto filtra është e mundur që të lyeni lëkurën, të eliminoni papërsosmëritë, të drejtoni fytyrën ose trupin njësoj si me Photoshop.

Advertisement

Sipas statistikave të shoqatës më të madhe amerikane që merret me ndërhyrjet kirurgjikale, rreth 40% e kirurgëve plastikë të fytyrës, ju kërkua të ndërhynin për të përmirësuar fytyrën e tyre bazuar në mënyrën se si shfaqet në selfie. Këto ndërhyrje janë në një kërkesë të madhe për të rinjtë nën moshën 30 vjeç.

Janë të shumtë ata që përdorin këto filtra, madje edhe njerëzit e famshëm si aktorët, këngëtarët dhe modelet e njohura. Kjo mani ndikon edhe më shumë te njerëzit e zakonshëm. Në Itali, kjo modë e quajtur “selfie dismorfia” dhe ende nuk është përhapur në masë, por së shpejti mund të jetë një problem edhe për ta. Shumë njerëz i përdorin këto filtra për argëtim.

Është e rëndësishme të dini se ky është një shqetësim emocional që ata që vuajnë prej tij shqetësohen shumë edhe për papërsosmërinë më të vogël në pamjen e tyre.

Ndaj dhe alarmi është përhapur në të gjithë botën!

/RevistaClass/