Aniston i kërkoi llogari ish-bashkëshortit: Pse nuk më ndjek në Instagram

Aktori, Justin Theroux ishte ndër të parët që tentoi të ndjekë ish-bashkëshorten, Jennifer Aniston kur ajo iu bashkua Instagramit javën e kaluar, por bllokimi i aplikacionit nuk e lejoi dhe Aniston i kërkoi llogari për këtë.

“Më shkroi dhe më pyeti: Pse nuk më ke ndjekur”, dhe unë i thashë: “Sigurisht që të ndoqa! ” dhe ajo më shkroi “jo nuk e ke bërë”, tha gjatë një interviste për “ETonline” 48-vjeçari.

Advertisement

“Ajo ishte betuar që sdo ta bënte dhe pastaj e bëri (hapi Instagram). Jam shumë krenar për të, mendoj se bëri shumë mirë. Bota do të mësojë sesa grua zbavitëse është. Ajo do të jetë shumë e mirë në Instagram”, tha ylli i filmit “The Leftover”.

Theroux dhe Aniston u ndanë më herët gjatë këtij viti pas dy vjetësh martese. Ata janë ende miq të mirë dhe ndarja mes tyre erdhi me konsensus të plotë.

Kujtojmë se Jennifer Aniston hapi një profil personal në Instagram të martën e shkuar. Fotoja e saj e parë ishte një selfie me gjithë aktorët e “Friends” e cila u pasua me mijëra ndjekës, pëlqime dhe komente që shkaktuan bllokimin e aplikacionit.

Ndërkohë, Guinness World Records raportoi se Aniston theu rekordin për llogarinë në Instagram që arriti një milion ndjekës në kohën më të shkurtër, për pesë orë e 16 minuta.

Ky rekord më parë mbahej nga profil zyrtar në Instagram i Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Princ Harry dhe Meghan Markle. Ata arritën një milion ndjekës në prill, për pesë orë e 45 minuta.

/Opinion.al/