Pas një pushimi 6-vjeçar, më në fund Christina Aguilera është rikthyer në muzikë me videoklipin e këngës “Accelerate”, e prodhuar nga Kanye West.
Këngëtarja 37-vjeçare pothuajse është mjaft provokuese në klipin e saj më erotike ndonjëherë. Aguilera shihet duke hedhur në trupin e saj një locion dhe duke lëpirë gishtat.
Kënga është në bashkëpunim me Ty Dolla $ign dhe 2 Chainz. “Accelerate” është 1 nga 11 këngët e albumit të ri të Christina Aguilera me titull “Liberation”, që del në 15 qershor.