Kanye West tregon ndërhyrjet estetike që ka bërë

Çdo deklaratë që bën familja Kardashian dhe Kanye West bën lajm dhe përhapet me shpejtësi.

Së fundmi ka qenë Kanye që ka treguar për TMZ se para dy viteve ai ka bërë liposucion për t`u dobësuar dhe pas ndërhyrjes ai ka qenë i varur nga opioidët.

Advertisement

“Bëra një ndërhyrje plastike që të mund të dukesha mirë për ju. Sepse nuk doja të më quanit të shëndoshë, siç quajtët Rob-in (Kardashian) në dasmën time dhe e detyruat të ikte në shtëpi, përpara se dasma të përfundonte. Më dhanë opioidë, të cilët pasi i ndërpreva përfundova në spital. Pija nga dy në ditë dhe e gjeni dot sa më dhanë pasi dola nga spitali? Shtatë. Prandaj, arsyeja pse i bëja ato deklarata në Twitter ishte pasi isha i droguar”,– është shprehur Kanye.

Ai u shtrua në spital në vitin 2016, pasi pati probleme psikologjike për shkak të stresit, frikës si dhe problemeve personale të asaj kohe. Megjithatë janë kthyer në shqetësuese edhe deklaratat e fundit të këngëtarit në Twitter dhe shumë prej mediave kanë aluduar se ai sërish po përballet me probleme psikologjike.