Është një nga këngëtaret e njohura për ekstravagancën e saj si në sjellje ashtu edhe në këngët e saj. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja Miley Cyrus ka publikuar albumin e saj më të ri me titull provokues “She is coming”.
Përveç vargjeve provokuese në këngët e saj më të fundit Cyrus nuk është ndalur me kaq. Për të promovuar albumin e saj ajo ka stampuar emrin e tij tek masat e mbrojtëse, të cilët arrijnë vlerën e 20 dollarëve.
Gjithashtu në shitje janë edhe bluza me vargjet me pikante në këngëve si për shembull: “I LOVE MY P*SSY THAT MEANS I GOT CATTITUDE”.
Kujtojmë se vite më parë Miley i habiti të gjithë më klipin e këngës “Wrecking Ball” në të cilin u shfaq nudo.