Adele mahnit fansat duke interpretuar rep “Monster” të N.Minaj

Adele është njëra ndër këngëtaret më të respektuara në botë, e njohur për vokalin e saj të pakrahasueshëm dhe për prezencën e fuqishme në skenë. Dhe 31-vjeçarja ka treguar se mund të interpretojë çdo performancë muzikore, ndërsa së fundmi ka bërë repin e Nicki Minaj gjatë një performance në Los Angeles.

Këngëtarja e hitit “Hello” këndoi bashkëpunimin e Kanye West dhe Nicki Minaj, “Monster”, ku më pas shpërndau një video në Instagram. Fituesja e çmimit ‘Oscar’ kishte të veshur një këmishë të zezë dhe një palë xhinse, teksa mahniti fansat duke dhënë gjithçka nga performanca e saj.

Advertisement

/Balkanweb/