Prova të reja

Ka qenë pikërisht revista "News of the World" që ka zbuluar këtë detaj që mund të vërë në dyshim të gjitha supozimet e bëra deri tani për vdekjen e yllit të popit. Revista citon se "prova të reja" mund të shpëtojnë Murray ( doktori i akuzuar për vrasje) në gjyqin e ardhshëm i cili do të zhvillohet më 9 maj në Los Anxhelos. “Gjurmët e mistershme janë një përparim i rëndësishëm për Murray. Në qoftë se trajtohet siç duhet kjo do të mjaftojë për të parandaluar antarët e jurisë për t'a gjykuar atë fajtor",- thotë një burim i gazetës. Deri tani ishte menduar se Murray dhe Michael Jackson ishin vetëm në shtëpi në kohën e injektimit, por gjurmët tregojnë se dikush tjetër e ka përdorur shiringën vdekjeprurëse.  Murray u akuzua se i ka injektuar Jackson-it një dozë vdekjeprurëse të anestezisë Popofol më 25 qeshor të 2009-ës së bashku me ilaçe të tjera që kanë shkaktuar vdekjen.

 

Advertisement