Protesta për Teatrin Kombëtar, sulmohen me fjalë banale Yllka Mujo dhe Eva Alikaj

Yllka Mujo dhe Eva Alikaj janë ofenduar me fjalë banale nga disa të pranishëm në protestën përpara Kuvendit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ditën e sotme.

Incidenti ka ndodhur pasi dy aktoret e njohura kanë shprehur mospëlqim për qëndrimin e opozitës mbi këtë çështje.

Advertisement

Sindikata e Artisteve te Skenes dhe Ekranit ka reaguar për rastin dhe ka shprehur kundërshtinë për fyerjet ndaj artistëve. Në reagim thuhet se pavarësisht qëndrimeve që mbajnë këta artistë, duhen respektuar si qytetarë.

Reagimi i sindikatës:

Persona të panjohur kanë fyer sot pranë Teatrit Kombëtar aktoret e shquara Yllka Mujo dhe Eva Alikaj me fjalor vulgar.

SASE proteston ndaj çfarëdo cënimi të dinjitetit të cilitdo artist, pavarësisht shkaktarit dhe shkakut.

Artistët, pavarësisht qëndrimeve të tyre publike, janë qytetarë dhe duhen respektuar si të tillë. Kushdo që fyen artistët nuk mund të paraqitet si mbrojtës i Teatrit!

Në një lidhje telefonike me “Panorama Online”, artistja Alikaj ka thënë se është sulmuar nga një grua.

Aktorja shtoi me tej se është zgjedhja e qytetarëve që të protestojnë në format që dëshirojnë, por shprehur keq ardhje për sulmet që bëhen ndaj artistëve.

“Nëse ti i thua për surratin tuaj artistëve, nuk ka kuptim dhe kauza pastaj. Në këtë rast e shpaguajnë aristët, unë mendoj se Yllka Mujo është një zonjë e nderuar një artistë e shtuar e teatrit. Nuk më vjen mirë që të sulmohen artistet, dhe në këtë rast po e paguajnë artistët”, shtoi aktorja.