Protesta e studentëve: Aurela Gaçe rrëfen historinë personale dhe zhgënjimin e madh të shpirtit

Protesta e studentëve në Shqipëri prej ditësh ka qenë kryefjala e shumë lajmeve në media e nuk ka mbajtur jashtë edhe personazhe të njohur që kanë dalë në mbështjetje ose jo të saj. Reagimi më i fundit vjen nga artistja Aurela Gaçe e cila ka bërë një koment të sajin për situatën në në video të publikuar nga gazetari Olti Curri në Instagram.

Advertisement

Në video shfaqen imazhet e studentëve shqiptarë nga e gjithë bota të cilët japin mbështjetjen e tyre për protestën e këto imazhe duket se kanë ngacmuar yllin e muzikës shqiptare e cila shkruan se pamjet janë vërtetë emocionuese dhe ajo uron që askush të mos përfitojë me kauzën dhe studentët e vërtetë. Aurela madje ka zgjedhur të tregojë edhe një histori të sajën personale që lidhet me protestat studentore.

Një herë pa asnjë bindje politike u përfshiva me disa studentë nga Akademia e Arteve e siç ishim në mësim, e lamë e u bashkuam me të tjerë. Unë isha shumë naive të besoja se ata që ishin në krye të studentëve, kërkonin disa të drejta për studentër…mbas disa muajsh i pashë ata që më kapërdiseshin nëpër ministrira, kishin zënë karriget. Ja kish vlejt mundi i tyre që të nxisnin të rinj të tjerë… zhgënjim i madh për shpirtin tim”, shkruan Gaçe duke uruar që ajo që i ka ndodhur asaj vite më parë të mos përsëritet të studentët që protestojnë sot e që vërtet besojnë në disa të drejta për të arritur rezultate në shkollë./Bordo/