Pasi qëndroi e fshehur për 9 muaj, Kylie Jenner ka dhënë sot lajmin se është bërë nënë për herë të parë me anë të një postimi në Instagram.

Mes shumë aludimeve se çfarë priste Kylie, djalë apo vajza, ajo ka treguar edhe gjininë e fëmijës e cila është vajzë. E bija e Kylie-t ka ardhur në jetë më 1 shkurt, por ajo ka vendosur që sonte t’i tregojë gjithë botës se është bërë nënë.

Advertisement

♥️

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

 “Ju kërkoj ndjesë që jua kam mbajtur të fshehur pas gjithë supozimeve. E kuptoj që jeni mësuar me mua që ju informoj për gjithçka. Shtatzëninë zgjodha mos ta jetoj në sy të gjithë botës. E ndjeja që duhet të përgatitesha për këtë rol në mënyrën më pozitive, pa stres dhe në mënyrë të shëndetshme.

Nuk kishte momente të këqija në publik ose një deklaratë të planifikuar. E dija që bebi im do ndjente çdo stres dhe çdo emocion kështu që vendosa të veproja kështu për jetën time dhe lumturinë tonë.

Shtatzënia ka qenë eksperienca më e bukur, më e fuqishme që kam pasur në jetën time dhe do më mungojë. I vlerësoj miqtë e mi dhe veçanërisht familjen time që më ndihmoi ta bëja këtë moment sa më privat të ishte e mundur.

Vajza ime e bukur dhe e shëndetshme lindi më 1 shkurt dhe mezi po prisja ta ndaja me ju këtë bekim. Kurrë nuk e kam ndjerë më parë këtë dashuri dhe lumturi. Faleminderit për mirëkuptimin”, shkruan Kylie.

Pas lindjes nuk kanë munguar edhe urimet e ndryshme, e një të veçantë i bëri pikërisht e motra, Khloe Kardashian.

Khloe publikoi një fotografi ku të dyja shihen me bark të fryrë teksa thotë se do t’i mungojë kjo gjë.