Princi Saudit i ofron Kanye West 10 milion $ për të kaluar një natë me Kim Kardashian!

Kriza ekonomike që ka goditur reperin e njohur, Kanye West duket se ka shkuar deri në Arabinë Saudite. West deklaroi ditë më parë se ishte në një krizë ekonomike, aq sa i kërkoi Marc Zuckerberg 1 milion dollarë që të vazhdojë të merret me art. (Kërkesë që nuk është përfillur fare nga drejtuesi i Facebook).

Princi i Saudisë, Mohammed ka deklaruar se është i gatshëm t’i japë West 10 milion dollarë nëse do t’i lërë Kim Kardashian për një mbrëmje.

Advertisement

“Nuk më intereson aspak muzika apo veshjet e tij, por gruaja e tij është një aset i paçmuar. Unë do t’i paguaja 10 milion dollarë ose më shumë vetëm për të kaluar një mbrëmje me të”, – ka deklaruar Mohammed publikisht.

Asnjëri nga çifti nuk ka reaguar për këtë deklaratë, pasi duket se nuk janë të interesuar, sidomos në këtë periudhë që divorci i tyre është kryefjalë e mediave botërore.