Prince rikthehet si rocker i vërtetë!

Legjenda vazhdon të “rritet”. Prince i cili është edhe personazhi i përzgjedhur për kopertinën e 26 Janarit të BILLBOARD, bëhet më rock në këngën e tij më të fundit me titull “Screw Driver”. Kjo këngë u prezantua në website-in e ri të artistit 20PR1NC3 dhe tregon mjaft mire se rokeri legjendar është akoma në fuqi. Prince ka bërë me dije se do të marrë ICON AWARD në edicionin e këtij viti të Billboard Music Awards që do të zhvillohet në muajin Maj.

Deri sa të marrim vesh të reja të tjera, ju ftojmë të shijoni këngën e re të Prince. A është rryma në të cilën e prisnit që të rikthehej? Neve jo, por me dy herë të dëgjuar filloi të n’a pëlqejë, sidomos kur e dëgjojmë në radio teksa jemi duke udhëtuar me makinë ☺

Advertisement

[youtube=http://youtu.be/9a6WwT9LNJw&showinfo=0&rel=0]