Tiranë | TAP dorëzon raportin për ndikimin mjedisor

Ndërsa pritet që në shkurt të firmoset marrëveshja ndërqeveritare mes Shqipërisë, Italisë dhe Greqisë me angazhimet përkatëse për projektin TAP, ekspertët e tij kanë dorëzuar tek autoritetet shqiptare një raport të plotë, bashkë me ndikimin në mjedis. Raporti përmban vlerësimin e ndikimit në mjedis, vizatimet teknike, metodat e ndërtimit, standardet mjedisore, sociale, mjedisin biologjik, etj, si dhe masat për shmangien e çdo dëmtimi negativ të mundshme në mjedis, trashegiminë kulturore, etj. Sipas raportit, parashikohet që punimet për ndërtimin e 209 km tubacione të gazsjellësit do të zgjasin 39 muaj. Respektimi i kushteve mjedisore në këtë projekt përfshin aplikimin e standardeve mjedisore të Bashkimit Europian të përcaktuara si kusht nga BERZH. Ato përfshijnë parandalimin dhe kontrollin e ndotjes mbi shëndetin njerëzor dhe në mjedis dhe përfshijnë edhe shmangien e ndotësve të ajrit, çlirimin e gazrave të serës, etj.

Advertisement