Princ Harry dhe Meghan kthejnë mbrapsht të gjitha dhuratat e dasmës që vlejnë miliona

Meghan dhe Harry, të cilët kurorëzuan martesën pak javë më parë, kanë kthyer mbrapsht gjithçka kanë marrë në ditën e dasmës, dhurata të cilat kapin shifrën e 9.3 milion dollarëve.

Arsyeja? Protokolli, sigurisht.

Advertisement

Edhe pse firma të ndryshme, biznese apo të ftuarit VIP vazhdojnë ende të dërgojnë dhurata në shtëpine e të sapomartuarëve, gjithçka po kthehet pas. Kjo sepse pjesëtarët e familjes mbretërore e kanë të ndaluar të marrin dhurata nga njerëz apo biznese të cilët nuk i njohin personalisht, për të shmangur idenë e shfrytëzimit dhe raklamimit.

Gjithsesi, çifti sugjeroi muaj më parë që të gjithë dhuratat e dasmës të shkojnë për bamirësi në disa organizata si CHIVA, Crisis, Myna Mahalia Foundation, Scotty’s Little Soldiers, StreetGames, Surfers Against Sewage, dhe The Wilderness Foundation UK, por me sa duket nuk ndodhi kështu.

Nga ana tjetër, padyshim që nuk mund të refuzojnë dhuratën e mbretëreshës, e cila është kjo shtëpi në Sandringham Estate.