Prezantohet strategjia anti- COVID për vjeshtën dhe dimrin, dyfishohen testimet, vaksina falas për këto grupe të popullsisë

Situata shqetësuese e COVID-19 në vend është shoqëruar me një sërë masash për periudhën vjeshtë-dimër. Duke qenë se kjo është periudhë shqetësuese për virozat në tërësi, duket se koronavirusi ka detyruar Ministrinë e Shëndetësisë të shtoj një sërë masash për menaxhimin e situatës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka prezantuar sot strategjinë e testimit, gjurmimit të rritjes së kapaciteteve laboratorike. Manastirliu tha se do zgjerohen kapacitetet  duke filluar shtatori.

Po bëjmë çdo përpjekje që kemi në dorë, për t’ ju përgjigjur situatës së pritshme në vjeshtë – dimër. Struktura jonë kombëtare e testimit duhet të sigurojë që të përballohen kërkesat për testim dhe diagnostikim për qytetarët e dyshuar të prekur nga COVID-19. Në kuadër të zgjerimit të mëtejshëm të mbulimit me teste, po punohet që nga shtatori të realizohet dyfishimi i testimeve. Jo vetëm do të rrisim kapacitetet në disa laboratorë publikë në vend, por edhe do të rrjetin e laboratorëve COVID-19 në bashkëpunim me sektorin publik dhe privat.”,  – tha Manastirliu.

Advertisement

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se qeveria shqiptare ka vendosur të rrisë financimin për të kryer vaksinimin falas të të gjithë grupeve të rrezikuara.

Pjesë e strategjisë së vjeshtë-dimrit është edhe shumëfishimi i vaksinave falas kundër gripit, për të mbuluar të gjithë grupet e riskuara, që nga personeli shëndetësor, tek të moshuarit, edukatorët, arsimtarët, fëmijët 2-5 vjeç, me vaksinën e gripit falas.”, – tha Manastirliu.

Lidhur me situatën aktuale të infektimeve Manastirliu tha se Shqipëria ka tregues më të qëndrueshëm krahasuar me vendet e tjera të rajonit.

Burimi: Revista Living