Obama dëgjon këtë këngëtare shqiptare

Ish-Presidenti amerikan Barack Obama i “zhveshur” tashmë nga petku i përgjegjësive publike, ndanë me ndjekësit detaje të cilat s’kemi mundur t’i dimë paraprakisht.

Një prej tyre, ka qenë lista e playlistës muzikore më këngë të cilat ish-Presidenti i dëgjon.

“Gjatë muajve të fundit, kam kaluar shumë kohë duke dëgjuar muzikë me familjen time. Doja të ndaja disa nga të preferuarat e mia nga vera, përfshirë këngë nga disa prej artistëve në këtë javë të Konventës Demokrate . Shpresoj t’i shijoni” – është shprehur Obama në një postim në Twitter.

E në listën e këngëve është edhe hiti i fundit i këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa.

Fjala është për “Un dia” në bashkëpunim me J Balvin.

Lista e plotë më poshtë.

Burimi: Prive.al