Këngëtarja 31-vjeçare është nderuar nga presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades, për suksesin e arritur në Eurovision 2018.
Por këtë herë ajo çfarë po bën xhiron e internetit është një foto e Presidentit të Qipros Nikos Anastasiades me këngëtaren.
Presidenti ftoi Elenin në Pallatin Presidencial në shenjë përgëzimi për atë çfarë ajo realizoi në Eurovizion.
“E ndjeja të nevojshme t’ju takoja nga afër për t’ju përgëzuar,”-u shpreh Anastasiades, por ky takim nuk u mbyll me kaq.
Në foton e publikuar Presidenti qipriot është duke parë të pasmet e këngëtares në çastin kur ajo është kthyer për të takuar personat e tjerë në takim. Kaq ka mjaftuar që kjo foto të kthehet në virale dhe shumë të komentuar në mediat greke dhe jo vetëm.