Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, po shkruan një libër me shkrimtarin e famshëm të librave thriller James Patterson. Libri me titull “The President is Missing”, do të dalë në qershor 2018 dhe do të publikohet nga botuesi i Clinton, Alfred A. Knopf, dhe ai i Patterson, Little, Brown and Company.

Në libër do të flitet për një histori krimir që zhvillohet në ambientet e Shtëpisë së Bardhë dhe ku ndihma e ofruar nga Clinton është pikërisht për këtë.

Advertisement

Presidenti i 42-të i SHBA-së, që është deklaruar gjithmonë një fans i gjinisë së thrillerave , ka thënë se “të punoje me Jim ishte impresionuese.Jam fans i hershëm i tij”. Sipas mediave amerikane edhe Patterson, nga ana e tij wshtw shprehur se të punoje me Clinton ishte momenti më i lartë i karrierës së tij.

“Të tregosh historinë dhe eksperiencën e presidentit Clinton na ka lejuar të tregojmë një të vërtetë interesante”, nënvizon Patterson.