Debutim bum për filmin “Guardian of Galaxy Vol. 2”, që mblodhi në fundjavën e parë në kinematë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës 145 milionë dollarë.

Këtë vit vetëm “E bukura dhe bisha”, mblodhi më shumë të ardhura, 174 milionë në një fundjavë. Episodi i dytë i sagës , së drejtuar nga James Gunn, ka mbledhur më shumë të ardhura sesa episodi i parë në 2014, që arriti 94 milionë dollarë.

Advertisement

Shumë në distancë dy filmat e tjerë “Fast & Furious 8” mblodhi 8,5 milionë, me një total prej 207 milionë, ndërsa “Baby Boss” mblodhi 6,2 milionë dollarë, për një total prej 156 milionë.

Filmi “‘Guardian of Galaxy Vol. 2,” ka në qendër një grup heronjsh dhe alienë të çuditshëm , që përfshihen në një aventurë të re për të zbuluar identitetin e babait të Peter Quill/Star-Lord (i interpretuar nga Chris Pratt).

Historia ndjek evolucionin individual të secilit komponent dhe procesin e konsolidimit si grup dhe familje, të cilit i shtohen karaktere të reja.Ndër aktorët që interpretojnë janë edhe Michael Rooker në rolin e Yondu, Karen Gillan në atë të Nebula, ndërsa Sean Gunn kthehet të interpretojë Kraglin. Kasti përfshin edhe Pom Klementieff, Elizabeth Debicki, Chris Sullivan dhe Kurt Russell në rolin e Ego, babai i Peter Quill.