Po këtë herë pse do të zihet Endrit Mërtiri me Aurela Hoxhën? (Foto)

Para disa muajsh në mediat rozë u përhap lajmi se Aurela Hoxha nuk fliste më me mikun e saj më të mirë, fotografin, Endrit Mërtiri.

Këto dyshime lindën pasi modelja nuk e uroi Endritin për ditëlindje, por pas pak kohësh kur Aurela kishte ditëlindjen, fotografi e uroi mikeshën e tijë, duke na treguar të gjithëve se marrëdhënia e tyre ishte rregulluar dhe ata ishin ende shumë miq.

Advertisement

Së fundmi në Instagram Aurela ka postuar një foto ku duket e veshur me shumë stil dhe e mbështetur në banakun e një bari ndërsa në përshkrimin e fotos shkruan: “Le të flasim për modë baby”.

Nuk ka munguar edhe komenti i Endrit Mërtirit, i cili i shkruan Aurelës: “Prap do zihemi dmth”,- ndërsa komentin e ka shijuar me disa emoji qeshjeje duke lënë të kuptohet se është veçse një shaka.
Më pas edhe Aurela ka ndjekur ritmin duke ja kthyer Endritit me të qeshura.