Po kërkoni për Kim Kardashian? Kini kujdes çfarë gjeni në Google

Ju doni të dini të rejat më të fundit për jetën e Kim Kardashian, motrave të saj apo “Keeping Up With The Kardashians”, por kjo mund t’ju kushtojë shtrenjtë.

Sipas një firme për çështjet e sigurisë në Internet, Kim Kardashian rezulton e para, si njeriu më me rrezik për t’u kërkuar në Google për vitin 2018. McAfee, ka zbuluar se në rezultatet e kërkimit për emrin e saj, shfaqen faqe të cilat janë dashakeqëse, pra faqe që të bllokojnë sistemin kompjuterik ose telefonik, gjithashtu të vjedhin të dhënat si passwordet apo kode të tjera të ndryshme.

Advertisement

Vitin e kaluar në vendin e parë rënditej Craig David, ndërkohë që këtë vit pas Kim, në vendin e tyre është supermodelja Naomi Campbell. Motra e Kim, Kourtney Kardashian rezulton në vendin e tretë, më pas Adele dhe Caroline Flack. Sipas McAfee, sulmuesit e internetit përdorin të famshmit duke krijuar lidhje me postet, në lajmet për to shfaqen shpesh linqe të tjera, të cilat po ti klikosh në çojnë në faqe të rrezikshme, e më pas të dhënat ekspozohen.

Sipas ekspertëve këshillohet që të gjitha mjetet teknologjike të lidhura me internetin të mbahen të përditësuara me software-in anti-virus. Gjithashtu klikoni vetëm faqet e internetit të besueshme.