“Po kaloj momentet më të vështira të jetës”, Hailey Bieber hap zemrën me ndjekësit!

Ndoshta ka ndikuar situata me Selena Gomez, komentet negative në rrjet apo probleme në çift ose jetën familjare për të cilat s’jemi në dijeni, por Hailey Bieber tregon se këto s’janë ditët e saj më të mira.

Madje, ajo ka pranuar se këto kohë ka kaluar momentet më të vështira të jetës, të cilave po përpiqet t’u bëjë ballë e ta kalojë çdo gjë duke mbledhur të gjitha forcat që ka.

Advertisement

Megjithëse s’përmend shkakun e kësaj gjendjeje, partnerja e Justin Bieber shprehet se e ka patur më të lehtë ta “kamuflojë” gjendjen aktuale duke bërë humor dhe shaka, sesa të pranojë si ndihet vërtetë.

Nëpërmjet postimit në InstaStory ajo jep gjithashtu një mesazh ndërgjegjësimi, që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në momente të vështira. Duket se edhe Hailey po kërkon pak më shumë pozitivitet në jetën e saj.

“Më pëlqen të bëj shaka me mënyrën si ndihem, sepse ndonjëherë është më e lehtë sesa të pranoj që po kaloj një periudhë të vështirë. Të them të vërtetën, që kur nisi 2023, ka kaluar disa prej momenteve më të trishta dhe të vështira që kam pasur ndonjëherë në jetën time si e rritur. Mendja dhe emocionet e mia kanë qenë të dobëta.

E di që shumë njerëz të tjerë ndjehen si unë, ndaj nuk jeni vetëm.

Thënë këtë, le të jemi kët për njëri-tjetrin! Le të jemi këtu për të dashurit tanë, miqtë, familjen e të huajt. Le të jemi këtu për njerëzit! Le të shfaqemi për njëri-tjetrin edhe kur është e vështirë. Jemi më të fortë së bashku”- shkruan modelja.