Restaurohet “Gjeneral Gramafoni”!

Këto janë pamjet para dhe pas digjitalizimit të filmit të mirënjohur “Gjeneral Gramafoni” që tashmë është digjitalizuar, 45 vite pas prodhimit.

Arkivi Qendror i Filmit në bashkëpunim me Fondazione Gramsci di Puglia që ka mbështetur financiarisht këtë proces, sjellin tashmë të restauruar imazhin dhe efektet e filmit legjendar që ka kushtuar 10 mijë Euro.

Advertisement

“Gjeneral Gramafoni” është një prej filmave më të dashur shqiptar që u prodhua më 1978, me regji të Viktor Gjikës dhe skenar të Vath Koreshit me një kast të shkëlqyer aktoresh si Kadri Roshi, Bujar Lako, Guljelm Radoja etj.

Në këtë prodhim kinematografik u ekranizua jeta në vitin ’30, kur Italia fashiste donte të zgjeronte ndikimin e saj.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, që në një postim ne Facebook shprehet se pas procesit të dixhitalizmit ky film do të jetë dhuratë për të gjithë brezat.

Gjeneral Gramafoni e çon në 12 listën e filmave të restauruar.