Personat që gërhasin nuk janë të vetmit që ballafaqohen me këtë problem, pasi që kjo çështje zakonisht ndikon më shumë në individët që flenë afër atyre. Megjithatë, ky problem i zakonshëm dhe bezdisës mund të zgjidhet shumë lehtë me ndihmën e një ilaçi natyral dhe të thjeshtë. Ky ilaç (lëng) i ka ndihmuar shumë njerëzve tjerë të cilët e kanë pasur problemin e njëjtë, dhe të njëjtin efekt do ta ketë edhe te ju.
Këta janë përbërësit që ju duhen për këtë ilaç:
– Dy mollë
– Dy karota
– Gjysmë limoni
– Një rrënjë xhenxhefili
Këta përbërës i përzieni në blender dhe e konsumoni pas pak orëve që të jetë përgatitur.
Limoni, si produkt i pasur me vitaminë C, ndikon në pastrimin e kanaleve të hundës, ndërsa pastrimin total të hundëve e mundësojnë vetitë e ndryshme të mollëve dhe karotave.