Leandra, vajza bukuroshe e Noizyt e cila sot është 10 vjeç ka lindur si një fryt i dashurisë së dy të rinjve. Ai gjithmonë e ka konsideruar mamanë e së bijës si dashurinë e vetme të jetës së tij pasi u njoh me të para se të mbushte 20 vjeç. Mamaja e Leandrës është një vajzë e thjeshtë dhe simpatike aspak si vajzat e tjera me të cilat Noizy shoqërohet dhe mbase kjo ka qenë arsyeja që ai nuk mundi dot ta zëvendësonte atë.

Ajo është 4 vite më e madhe se këngëtari dhe sipas thashethemeve që qarkullojnë ajo e ka tradhtuar atë gjatë kohës kur kanë qenë bashkë, duke ia pohuar vetë këtë gjë. Disa ditë më parë rreperi fshiu portretin e ish-partneres së tij dhe e zëvendësoi me një mikrofon dhe një kurorë. Në media qarkullonte lajmi se arsyeja e këtij vendimi ishte sepse ai ishte në prag fejese me një shqiptare që jetonte në Francë, por ka qenë vetë rreperi ai i cili ka përgënjeshtruar gjithçka në Instagram.

Advertisement